Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Fenerbahce, për herë të parë pas lëndimit që ia pamundësoi atij paraqitjen për Kombëtaren e Kosovës në kualifikime për Euro 2020 gjatë këtij muaji.
Fenerbahce ka publikuar pamje nga stërvitja e parë e sulmuesit nga Prizreni, rreth dy javë pas lëndimit të nyjës që e pësoi në ndeshjen e fituar 3-2 ndaj Kasimpasa në Superligën turke.







