Vedat Muriqi me rrogë të majme te Fenerbahçe

Muriqi edhe zyrtarisht është lojtar i Fenerbahçes në Superligën e Turqisë. Ai do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon te klubi i ri.

6 milionë euro, kaq ka përfituar Rizespori me shitjen e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në Fenerbahçe, i cili tashmë edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me gjigantin turk, raportojnë medait turke.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe në marrëveshje për Muriqin, ia ka ofruar Rizesporit edhe katër futbollistë të rinj, që besohet të jenë në formë huazimi për sezonin 2019/20.

Nga marrëveshja e arritur, raportohet se Muriqi do të ketë një pagë 2.2 milionë euro në sezon, që në varësi të bonuseve mund të shkojë edhe më lart.

Muriqi kërkohej edhe nga Galatasaray, por klubet dështuan të arrijnë një marrëveshje, kështu sulmuesi shqiptar do ta veshë tani fanellën e Fenerbahçes.

Sezonin e kaluar Muriqi shkëlqeu me 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.