Ylli kosovar

Vedat Muriqi mban stërvitjen e parë nën urdhrat e Inzaghit, shkëlqen me gola

Sulmuesi Vedat Muriqi, nuk mundi t’i bashkohej Kosovës në ndeshjen mjaft të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, pasi gjendja e tij fizike nuk ishte e duhura.

Ai fillimisht me tu transferuar te Lazio u prek nga COVID-19, ku qëndroi në Stamboll deri në shërim, ndërsa vetëm në ditët e fundit ishte bashkuar me ekipin, duke bërë stërvitje të diferencuara.

Sulmuesi shqiptar e ka mbajtur stërvitjen e parë nën urdhrat e Simone Inzaghit, së bashku me transferimin tjetër të klubit, Andreas  Pereira i ardhur nga Manchester United.

Madje sipas ueb faqes së afërt me klubin, “lalaziosiamono”, Muriqi ka shkëlqyer në seancën e parë stërvitore.

Muriqi ka dhuruar spektakël në stërvitje me Lazion, duke shënuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar mes lojtarëve në fushë të reduktuar.

Madje njëri gol sipas kësaj ueb faqeje ishte i bukur, që erdhi me një goditje me këmbën e djathtë.

Ai tashmë ka filluan të vlerësoheshin në “Formello”, qendra stërvitore e klubit.