Vedat Muriqi fiton lëvdatat e agjencisë turke të lajmeve

Sulmuesi kosovar është lavdëruar nga agjencia e lajmeve nga Turqia, Anadolu Agency, për paraqitjet e tij me Fenerbahcen në ndeshjet e Superligës së Turqisë deri më tani.

Edhe pse është ende fillimi i sezonit, sulmuesi i Feberbahces, Vedat Muriqi, e ka dëshmuar vlerën e tij për skuadrën me katër golat e tij të shënuara në Superligën e Turqisë, shkruan Anadolu Agency.

Përderisa Kanarinat e Verdha i kanë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje në ligë deri më tash, Vedat Muriqi – i cili u transferua nga Rizespori në korrik – i shënoi katër gola në katër fitoret e Fenerbahces.

Sulmuesi kosovar shënoi kundër Gaziantep FK, Istanbul Basaksehirit, Ankaragucut dhe Denizilisporit.

Fenerbahce i kishte pasur tre sulmues gjatë sezonit 2018/19 – Islam Slimanin, Roberto Soldadon dhe Michael Freyn – por asnjëri prej tyre s’i arriti pritshmëritë e krijuara nga tifozët.

Krahasuar me ta, Muriqi ka shfaqur paraqitje të jashtëzakonshme në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi algjerian Slimani e shënoi një gol dhe sulmuesi zviceran Frey i shënoi tri gola gjatë sezonit të tij të fundit në këtë ligë. Ndërsa, sulmuesi spanjoll Soldado i shënoi gjithsej gjashtë gola për skuadrën.

Fenerbace gjithashtu ka humbur pikë, duke barazuar 1-1 kundër Trabzonsporit dhe duke pësuar disfatë me rezultat 3-1 kundër Alanysporit. Në këto ndeshje, Garry Rodrigues dhe Tola Cigerici e shënuan nga një gol.

Në dy ndeshje, Kanarinat e Verdha i mbyllën ndeshjet pa gola – 0-0 kundër Galatarsarayt dhe 1-0 kundër Antalyasporit.

loading…