Vdiq legjenda braziliane dhe ish-ylli i Barcelonës

Futbolli brazilian është sërish në zi, pas ndarjes nga jeta të Roberto Dinamite.

Dinamite luajti 38 herë për Brazilin dhe pati një periudhë të shkurtër në Evropë me Barcelonën.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Vasco da Gama dhe 190 golat e tij janë më të shumtët në historinë e ligës braziliane.

Ish-lojtari i Brazilit, Roberto Dinamite, ka vdekur në moshën 68-vjeçare

Vdekja e Dinamite vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së ikonës braziliane Pele.

Federata braziliane nderoi Dinamite, duke shkruar në një deklaratë: “Me keqardhje, CBF mban zi për vdekjen e Roberto Dinamite, një prej sportistëve më të mëdhenj në futbollin brazilian”.

“Për kombëtaren braziliane, ish-lojtari shënoi 25 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë në sezonin e Brazilit (vendin e dytë në) Copa America 1983”.

“Ai ka luajtur edhe në Kupat e Botës 1978 dhe 1982. Ju do të jeni gjithmonë pjesë e historisë sonë të futbollit”.

“Faleminderit për gjithçka, Roberto. Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e tyre ngushëlluese.