Vdes portieri legjendar francez Martini

Portieri legjendar francez Bruno Martini ka vdekur në moshën 58-vjeçare pas një sulmi në zemër që pësoi në qendrën stërvitore të klubit francez Montpellier, ka njoftuar klubi i Ligue 1 të Francës, raporton agjencia Reuters.

Martini u shtri në spital pas sulmit të pësuar në qendrën stërvitore javën e kaluar. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Auxerre dhe Montpellier dhe luajti 31 ndeshje edhe për Francën.

“Sot, futbolli francez mban zi për një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e vet dhe një prej shërbyesve më besnik të Montpellierit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai lë imazhin e një njeriu të mirë, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe kurrë nuk lëshoi rastin për të lëshuar ndonjë fjalë të lirë. Prehu në paqe Bruno”, thuhet në komunikatën e Montpellierit, klub ku Martini ishte zëvendës-drejtor.