Një person që ishte aksidentuar të shtunë në Gjilan, më saktësisht në rrugën Uglar – Malishevë, ka vdekur gjatë ditë së djeshme në QKUK
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda nga aksidenti, gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentuar rëndë.
“Rruga Uglar –Malishevë, Gjilan 30.11.2019 – 11:20. Me 01.12.2019 – 22:53 është raportuar se viktima mashkull K/shqiptar i cili kishte lëndime të rënda nga aksidenti, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftimin për media







