Vdes një polic i Kosovës

Zyrtari i Policisë së Kosovës pasi ishte aksidentuar me traktor, ka ndërruar jetë.

Ka vdekur zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 20.08.2019 rreth oreës 13:30, kemi pranuar informatën për nje aksident trafiku në fshatin Rimanishte të Prishtinës. Në këte aksident viktima mashkull A.A 51 vjëc, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i viktimes ështe dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”