Finlandë

Vdes një nga fëmijët që u plagos në sulmin në një shkollë në Finlandë

Tre fëmijë janë plagosur në një shkollë të martën në Finlandë.

Reuters raporton se njëri prej fëmijëve tashmë ka vdekur.

Lidhur me rastin është arrestuar një 12 vjeçar në cilësinë e të dyshuarit.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.

Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

VIDEO BONUS: