Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën rreth orës 20:40, një foshnje rreth tre muajshe është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.

Në raport thuhet se policia për rastin janë njoftuar nga spitali.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vajzës tre muajshe është dërguar në IML për obduksion.