Vdes një 11-vjeçare pasi ra aksidentalisht nga kati i katërt i ndërtesës në Shtime

Një 11 vjeçare ka vdekur pasi që ka rënë nga ballkoni i katiti të katërt të një ndërtese në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.

Rastin për Demokracika.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani – Shtime  një person i gjinisë femër D.M e moshës 11 vjeçare aksidentalisht ka rene nga ballkoni i një ndërtese, kati IV . Për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

Ai tha më tej se me vendim te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.

Ndërsa rasti është cilësuar ,”Hetim mbi vdekjen”/Demokracia.com/