Trajneri spanjoll i futbollit, Francisco Garcia, ka vdekur nga Koronavirusi në moshën 21-vjeçare.
I riu kishte punuar me Atletico Portada Alta me qendër në Malaga që nga viti 2016, duke menaxhuar ekipin e të rinjve.
Pothuajse 300 njerëz kanë vdekur në Spanjë që nga shpërthimi i Covid-19.
Garcia ishte viktima e pestë e pandemisë në rajonin e Malagës, por deri tani më i riu, pasi të tjerët që kanë vdekur kanë qenë të lindur në vitet ’70 ose ’80.
Mendohet se Garcia mund të jetë personi më i ri që vdiq si rezultat i Koronavirusit, përveç një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar që lindi e me sëmundje javën e kaluar.
Futbolli spanjoll, përfshirë La Ligën, tashmë është pezulluar në një përpjekje për të mbrojtur lojtarët dhe për të kufizuar përhapjen e virusit vrasës.








