Vdes nga COVID-19 një mjek popullor në Shri Lanka që thoshte se kishte ilaçin për mbrojtje nga virusi

Një mjek popullor në Shri Lanka i cili këmbënguli se një ilaç do të mbronte njerëzit kundër COVID-19 ka vdekur nga kjo sëmundje, thotë familja e tij, transmeton BBC. 

Eliyantha White trajtoi yjet e sportit dhe politikanët kryesorë me ilaçin, për të cilin ai pati thënë se i erdhi në ëndërr.

48-vjeçari u infektua me virus në fillim të këtij muaji dhe u dërgua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua.

Ilaçi i tij u miratua publikisht nga ish-ministri i Shëndetësisë i Shri Lankës, Pavithra Wanniarachchi, i cili më pas kaloi dy javë në kujdes intensiv me COVID-19.

White u bë i njohur vitet e fundit pasi trajtoi disa yje indianë të kriketit, por trajtimet e tij janë refuzuar nga mjekët e zakonshëm.