Vdes në rrethana të dyshimta një shtetas i huaj në Kosovë, policia jep detaje

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, viktima është shtetas i huaj.

I njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.

Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukison.

Ky është raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fushë Kosovë 12.03.2022 – 00:25. Viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.