Vdes në moshë të re zëvendësdrejtori i portalit Telegrafi, Arlind Gjikolli

Ka vdekur zëvendës-drejtori i portalit Telegrafi, Arlind Gjikolli.

Lajmin e  konfirmuan të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e shkurtër, me të cilën u përballë kohëve të fundit.

Shoqëria dhe fanatikët e muzikës së tij vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për familjen e të ndjerit.