Vdes në moshë të re sportisti i njohur kosovar

Sporti kosovar ka marrë një lajm të hidhur mbrëmjen e djeshme.

Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-karateisti, Sejdulla Veseli, dikur anëtar i klubit të karatesë Fituesi nga Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe trajneri i klubit Fituesi, Bajram Bajrami.

“Paska ndërruar jetë ish kampioni i KK Fituesit, Sejdulla Veseli, një nga nxënësit e gjeneratës së artë të klubit”.

“Ngushëllime Familjes dhe gjithë atyre që e njohën, Zoti na bashkoftë në xhehnet”, ka shkruar trajneri i KK Fituesi, Bajrami.