Vdes ish-ushtari i UÇK-së
Ka vdekur ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Musliu – CURRI.
Për këtë ngjarje tragjike ka njoftuar vëllai i tij Abdulla Musliu në Facebook.
Varrimi tij do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e Veteranëve në Shtime.
Njoftimi i plotë i tij:
Të nderuar miq e shokë ju njoftojm se varrimi i vëllaut tonë Invalidit të UÇK -së Nusret Musliu -CURRI , bëhet sot më 24.03.2022 në ora 17:00 në varrezat e Veteranëve në Shtime.Pritja për ngushêllime do të jet tri ditë në Sallonin për të pame në Reçak (afër kompleksit memorial)nga nesër 25.03.2022 .Të pikëlluar familja Musliu.