Vdes gjykatësi porot i Themelores në Prishtinë

Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë gjykatësi porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë me datë 26.11.2020 ka vdekur gjyqtari porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Drenas, Shaban (Hetem) Istogu. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gjyqtarët e kësaj gjykate ju shprehin ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerit Istogu. Gjykata do ta kujtoj gjyqtarin porot Shaban ( Hetem ) Istogu për punën e palodhshme, urtësinë dhe virtytet e larta të tij” , thuhet në reagim.