Një 34 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktin me energjinë elektrike. Punonjësi dyshohet se humbi jetë si pasojë e plagëve të rënda trupore gjatë orarit të punës .

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka treguar se punëtori është transportuar në spitalin e Prizrenit rreth orës 02:00 pasi ka pësuar lëndime elektrike gjatë punës.

“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R.34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroia ka nisur hetimet.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast. Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka thënë tutje Bytyqi./Ballkani.info/