Vdekje e dyshimtë në Istog: Dërgohet pa shenja jete në spital një femër, Policia interviston familjarët

Një viktimë femër është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Istog pa shenja jete, derisa rasti Policia ka bërë të ditur se kanë filluar për ta hetuar rastin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me datë 5 prill, një viktimë femër kosovare është pranuar pa shenja jete në QKMF’në e Istogut.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar  trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në IML për obduksion.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Istog 05.04.2020-22:50. Është raportuar  se viktima femër kosovare në QKMF Istog ishte pranuar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar  trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.