Vdekja tragjike e boksierit rus ka bërë bujë të madhe nëpër mediat botërore.

Pasi pësoi një nokaut të rëndë, Arest Sahakyan mbeti në koma për 10 ditë, për të ndërruar jetë më pas.

Sahakyan, i cili ndërroi jetë javën e kaluar, ishte paralajmëruar dhe kishte marrë kërkesë nga nëna dhe motra e tij që të hiqte dorë nga boksi.

Në nëntë meçe profesionale, i linduri në Armeni u nokautua për herë të parë në dhjetor, dhe ky nokaut doli të ishte fatal për të.

Më herët, boksieri kishte kaluar nëntë muaj jashtë ringut, pasi mposhtej nga Edgard Moskvichev. Ishte ky momenti kur familjaret iu lutën të mos rikthehej në ring.

Sahakyan nuk dëgjoi këshillat dhe për fat të keq tashmë është në një botë tjetër.