Vdekja e 14-vjeçarit, Muharremaj shkon në vendin ku u aksidentua vetura

Pak më parë ka ndodhur për një aksident me fatalitet në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku ka vdekur një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti fatal.

Me këtë rast ai ka ngushëlluar familjen e viktimës.

“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc.

Ngushllime familjarëve !”, ka shkruar Muharremaj.