Anësori spanjoll

Vazquez i bindur se Real Madridi do të arrijë suksese këtë sezon

Barazimi ndaj Villarrealit mbrëmë e ka lënë Real Madridin 7 pikë prapa liderit të La Ligas, Barcelonës, por sulmuesi i “Los Blancos”, Lucas Vazquez beson se skuadra e tij është në gjendje të arrijë suksese të rëndësishme këtë sezon.

23 vjeçari ka mbetur i zhgënjyer me barazimin e fundit por Vazquez mendon se Real Madridi mund të rikthehet të titujt, pas trofeut të fundit që u arrit në fund të vitit të kaluar, në Kupën e Botës për Klube.

“Ne po shkojmë në shtëpi të zemëruar sepse ishte një ndeshje të cilën dëshironim ta fitonim, por e lejuam të na ik nga dora. Takimi po shkonte në mënyrën të cilën po e dëshironim deri në minutën e 82-të, ky barazim na lë një shije të hidhur. Ne duhet ta rifitojmë besimin e njerëzve, do të japim maksimumin tonë dhe jam i bindur se do të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh Vazquez.

Real Madridi ndeshjen e rradhës në La Liga e zhvillon kundër Real Sociedadit të dielën.