Vazhdon zjarri në Majën e Zezë të Pejës FOTO

Vazhdojnë zjarret në zonën e Peklenës, tek Maja e Zezë, mbi Pejë.

Ato tashmë janë rritur në intensitet dhe kanë përfshirë  sipërfaqe të gjerë të këtij masivi malor.

Ekipet e Portalin ‘Njeshi’ nga terreni raportojnë se zjarri që ka nisur rreth orës 14:00 ka marrë përmasa në rritje ndërsa brigada e Zjarrëfiksëve kanë dalur në vendin e ngjarjes që nga pranimi i informacionit pas orës 14:00, në përpjekje për shuarjen e vatrës së tij.

Në këto orë operacioni është ndërprerë momentalisht për arsye të pamundësisë së veprimit në erresirë.

Intervenimi do të vazhdoi që në mëngjes.

Dyshimet e para për këtë zjarr, janë tek faktori njeri, shkaktuar nga dora e njeriut me ose pa dashje nga pakujdesia.