Ekipi i Trajnimit Këshillues Ushtarak Britanik (BMATT), vazhdon trajnimin e instruktorëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur mirënjohje ndaj instruktorëve britanikë që po e japin kontributin e tyre drejt certifikimit të instruktorëve në Kosovë.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për instruktorët britanikë të BMATT-it si dhe përgëzime për rezultatin e lartë dhe certifikimin e instruktorëve tanë, oficerë e nënoficerë të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Trajnimi i instruktorëve të FSK-së nga ekipi i BMATT

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, shtoi ai.

Ndërkaq, Mehaj ka theksuar se “përvetësimi i shkëlqyeshëm i shkathtësive nga liderët tanë luftarakë nënoficerë, për gatishmërinë, udhëheqjen, menaxhimin, taktikat luftarake dhe mbështetjen logjistike me shërbime”.

“Komanda jonë e Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses misionin të  saj për arsimimin dhe stërvitjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë”, potencoi Mehaj.

Forcat e Sigurisë së Kosovës

“Vazhdojmë sigurt dhe fuqishëm për FSK-në, ushtri profesionale sipas doktrinës së forcave amerikane dhe të ndërveprueshme plotësisht me forcat aleate anëtare dhe partnere të NATO-s”. /Albanianpost.com