Vazhdon të dëmtohet statuja e Ibrahimovicit

Vandalët ia kanë prerë hundën statujës së Zlatan Ibrahimovicit, e cila gjendet pranë stadiumit të Malmos në Suedi.

Ky është akti më i fundit i vandalizmit ndaj kësaj statuje, që prej kur Ibrahimovic njoftoi se kishte investuar në klubin rival të Malmos, Hammaraby, muajin e kaluar,

Ish sulmuesi i Kombëtares suedeze kishte debutuar si futbollist profesionist për Malmon para plot 20 vjetëve.

Artisti i statujës, Peter Linde, ka bërë thirrje që të jepet fund vandalizmit.

Ish sulmuesi i Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris St-Germain dhe Manchester United është në kërkim të klubit të radhës, pasi u largua nga LA Galaxy në fund të sezonit në MLS.

Më 27 nëntor, 38-vjeçari njoftoi se i ka blerë 25% e aksioneve në klubin Hammarby, që këtë vit përfundoi në vendin e tretë në kampionatin suedez.

Në të njëjtën ditë, statuja e tij prej bronzi 3.5 metra e lartë, e porositur nga Federata e Futbollit e Suedisë dhe e shpalosur më 9 tetor, u përlye me ngjyrë dhe u dogj nga tifozë të pakënaqur të Malmos.