Vazhdon saga e transferimit të Hysajt në Romë

Hysaj kthehet në “çështje” në Itali. Lojtari i kombëtares është akoma pa ekip duke ditur që Napoli nuk e quan më lojtarë të skuadrës së saj.

Në prag të fillimit të sezonit të ri, çdo vonesë për zyrtarizimin e ekipit të ri për Hysajn është në disfavor.

Ofertat për shkodranin nuk kanë munguar si nga Italia ashtu dhe Premier League por çmimi i lartë i vendosur nga Napoli, kanë ndal ekipet si Juve, Tottenham e Roma të tërhiqen përkohësisht.

Është ekipi i kryeqytetit të Italisë Roma, ajo e cila po këmbëngul më shumë për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe nga zhvillimet e fundit transferimi është çështje ditësh.

Agjenti i Hysaj Mario Giuffredi, është parë ditën e sotme në ambientet e klubit verdhekuq, për të folur më shumë mbi transferimin e lojtarit, sipas Corriere della Sera.

Tekniku i ri i Romës Fonnesca e pëlqen shumë futbollistin e kombëtares tonë dhe një transferim i tij në Romë do ta bënte titullar të padiskutueshëm. Napoli çmimin përfundimtar ka vendosur 20 milion gjë që duket akoma shumë për klubin e Romës dhe në ditët në vijim mund të ketë një ofertë të fundit.

loading…