Prokurorët e shtetit rus kërkuan nga një gjykatë ruse që ta dënojë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, edhe me 13 vjet burg shtesë, me akuza për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, raportoi të martën gazeta e pavarur Novaya Gazeta.

Navalny aktualisht është duke u gjykuar dhe po ashtu po vuan dënimin me dy vjet e gjysmë burg. Figura më e njohur e opozitës ruse, Navalny u helmua në vitin 2020 me një agjent nervor gjatë fushatës në Siberi.

Ai u arrestua menjëherë pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pas trajtimit në Gjermani dhe autoritetet ruse që atëherë kanë kërkuar të zgjasin afatin e tij të burgut, duke nisur një numër çështjesh kundër tij gjatë vitit të kaluar.

Navalny është i vetmi zë opozitar kritik i Putinit, por që po mbahet në burg. /Ballkani.info/