Asamblisti i PDK-së në Vushtrri, Ilmi Azemi, i ka dalë në mbrojtje profesorit Lulzim Paci për vallëzimet në TikTok.
Sipas Azemit këto vallëzime janë performancë dhe aftësi teknike e ngërthyer bukur ne koreografi.
Reagimet ndaj profesorit Paci, Azemi i ka quajtur si hakmarrëse, linçuese dhe degraduese.
Postimi i Ilmi Azemit:
Vallzimi artistik i prof. Lulzim Paci, është përformancë dhe aftësi teknike e ngërthyer bukur në koreografi!
Jam i bindur se reagimet dhe kërkesat absurde mediatike janë të nivelit hakmarrës, linques dhe degradues, është e sigurt se reagimi është amatoresk dhe joprofesional.
Mendoj, se një kërkimfalje publike do të ishte deri dikun një barometer arsyetim!
Me respekt, Ilmi Azemi!







