Vazhdojnë vjedhjet në Prishtinë, një punëtori në zyre i vidhen 3 mijë e 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Prishtinë i janë vjedhur 3 mijë e 500 euro dhe disa pako cigaresh.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Rrobaj” gjatë së hënës, ku personi është ankuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë kryer vjedhjen në kasafortë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa deri më tash nuk raportohet për të arrestuar. /Ballkani.info/