Uliks Emra duket se më nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Norvegji. Të paktën kështu bën të ditur Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook.

“Përmes një letre elektronike, pa asnjë paralajmërim, është shkarkuar ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra. Ai është urdhëruar që brenda 30 ditëve të kthehet në Kosovë”, ka shkruar Zeka.

Emra më herët ka qenë ambasador në Kroaci.