Gjakova po bëhet me një stadium shumë modern dhe të bukur. Sot Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku bashkë me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, nga afër kanë vëzhguar punimet që po bëhen në stadiumin e qytetit.

Ritmi i punës është i kënaqshëm derisa Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofroj kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit.

“🏟️ Me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës.

Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofroj kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit.

Kemi ndarë nëntë milionë euro për ta përfunduar stadiumin, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

Investimet në infrastrukturë sportive po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen, si për nevoja të brendshme, po ashtu edhe në përgatitje për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku.