Në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës komunale, Komuna e Junikut ka vazhduar sot punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në lagjen Gaxherr. Sipas kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, punimet do të vazhdojnë ditëve në vijim edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
“Krahas këtyre punimeve, po përgatisim edhe terrenin për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në disa lagje të Junikut, si dhe në rrugën që shpie drejt bjeshkëve, konkretisht në segmentin e njohur si Lugu i Gjatë,” ka deklaruar Shehu.
Ai shtoi se këto projekte janë pjesë e përpjekjeve për të sanuar, siç u shpreh ai, “pasojat e 12 viteve të keqqeverisjes së kaluar”.
“Shehu theksoi se pavarësisht sfidave dhe kundërshtimeve politike, puna për zhvillimin e Junikut nuk do të ndalet. Më 9 nëntor, junikasit do të kenë mundësinë të vlerësojnë këtë angazhim në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të kthehet prapa, sepse rruga jonë drejt të ardhmes është e pandalshme,” përfundoi ai.







