Në lagjen “Berishë” të Junikut po vijojnë punimet për asfaltimin e rrugëve, si pjesë e projektit të Komunës për modernizimin e infrastrukturës. Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se nga dita e hënë punimet do të shtrihen edhe në rrugët e mbetura të të gjitha lagjeve të qytetit.
Shehu ka theksuar se gjatë 12 viteve të qeverisjes së kaluar, Juniku ka mbetur pas në investime të rëndësishme infrastrukturore. Ndërsa, sipas tij, gjatë katër viteve të fundit, rrjeti rrugor i qytetit është transformuar dhe po merr pamje moderne.
“Urime Junikut dhe të gjithë junikasve”, ka deklaruar kryetari Shehu, duke nënvizuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë me intensitet.







