Vazhdojnë problemet për Interin e Contit, Politano disa javë jashtë

Matteo Politano mund të jetë të paktën një muaj jashtë pasi anësori i Interit lëndoi kyçin e këmbës.

Politano u dëmtua me të hyrë në lojë në humbjen 3-2 të Interit nga Borussia Dortmundi në Champions League të martën.

Tani, pas testeve mjëksore faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar “një fryrje në kyçin e këmbës së tij (Politano) të majtë dhe se duhet të kujdeset për këmbën “për disa javë”.

26-vjeçari do t’i humbasë ndeshjet me Verona, Torino dhe SPAL në Serie A dhe atë shumë vendimtare për vazhdimësinë në Champions League, sfidën kundër Slavia Prague.

Raportohet se lojtari mund t’ia dalë të rikthehet në kohë për ndeshjen e 6 dhjetorit me Romën.

Conte në sulm nuk e ka të gatshëm as Alexis Sanchezin, që do të jetë jashtë edhe për disa muaj.