Vazhdojnë largimet nga VMRO-DPMNE-ja, sot dha dorëheqje kryetari i të rinjve të partisë

Kryetari i Unionit të Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së Luka Kërzhallovski ka njoftuar sot faqes së tij në Fejsbuk se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.

Kërzhallovski nël arsyetimin e vendimit thotë se dorëheqjen e jep sepse nuk dëshiron të jetë pjesë e lojërave të cilat e kanë zhvendosur vëmendjen e partisë nga problemet e vërteta.

“Krahas asaj që për momentin kryesia pati pothuajse një vit të dalë me një strategji gjithëpërfshirëse për t’iu përgjigjur pyetjeve të hidhura, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por edhe asgjë nuk udhëzon se do të vijë deri te ndryshimi i kursit. Plotësisht, shohim se ka përkeqësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë, të cilët, deshëm ne të pranojmë apo jo, kanë ndikim të madh mbi jetën politike në shtetin tonë dhe në rajonin ballkanik e më gjerë.
Kjo është e dukshme nga distancimi më i qartë i partisë sonë nga familja e fuqishme politike e kontinentit – Partia Popullore Evropiane – ku qëndrojnë vlerat dhe interesat tona, që nga vetë themelimi i VMRO-DPMNE-së. Shembull tjetër është fakti se bartës kyçë të vendimeve nga administrata amerikane tërësisht refuzojnë të diskutojnë me kryesinë momentale, d.m.th. aspak nuk e konsiderojnë partinë tonë si faktor relevant”, ka shkruar Kërzhalloski.

Gjatë ditës së djeshme dorëheqje dhanë edhe kryetarja e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, dhe nënkryetarja Liljana Kuzmanovska dhe sekretarja e përgjithshme e Unionit Liljana Zaturoska, ndërkaq nga funksioni u tërhoq edhe koordinuesi i deritanishëm i të 10 grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Dragan Danev.