Pas tërmetit tragjik që sot në orët e hershme të mëngjesit goditi Shqipërinë dhe ku deri më tash raportohet për 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Pas kësaj katastrofe, shumë kosovarë janë soliderizuar duke mbledhur ndihma të shumta si në ushqime ashtu edhe në veshmbathje dhe të holla, shkruan Ballkani.info.
Edhe në këtë momente drejt Shqipërisë po vazhdojnë të nisen autobusë dhe kamionë me ndihma nga Kosova.
Në sheshet e Prishtinës po vazhdon mbledhja e ndihmave, sikur edhe në zona tjera.
Ballkani.info ju sjellë fotografi nga sheshet e Prishtinës dhe nga afër stadiumit “Fadil Vokrri”.











