Ditë më parë, biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Danimarkës u raportua se po shiten edhe në tregun e zi me çmime enorme.
Federata e Futbollit të Kosovës, kishte marrë vendim në nëntor të vitit të kaluar që biletat t’i shesë online, me qëllim që të ulin mundësitë për shitjen e tyre në tregun e zi.
Por të njëjtat bileta, ka persona që po i blejnë online për t’i shitur ato prap me çmime më të larta.
E njëjta gjë si duket është duke ndodhur edhe për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë që do të zhvillohet sonte dhe është ndeshja hapëse për kualifikimet e Europianit ‘Euro 2020’.
Një qytetar i cili njëherësh është edhe anëtar i grupit të tifozëve “Dardanët”, ka shkruar në redaksinë e Ballkani.info se me biletat e ndara për këta tifozë, po bëhen ‘dallavere’ në tregun e zi.
Ai ka thënë se do ta shikojë ndeshjen nga shtëpia e tij, pasi që ka mbetur pa ulëse në tribunë edhe pse e ka pasur të rezervuar.
Ballkani.info ka raportuar edhe dje për shitjen e biletave në tregun e zi, gjë që ka shqetësuar tifozët e përfaqësueses kosovare. /Ballkani.info
LEXO EDHE: Tifozët i shesin në tregun e zi biletat me çmime deri 80 euro (FOTO)
Foto e dërguar nga anëtari i grupit të tifozëve ‘Dardanët’:








