Në prag të ndeshjes së javes se 4-të Superligës nërmjet Dritës e Dukagjinit, skuadra gjilanase ka mbajtur konferencën për media.

Në konferencë prezentë ishte trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Hajdin Salihu ku folën për ndeshjen ndaj FC Dukagjini.

Trajneri Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështir ndaj Dukagjnit.

 “Siç e dini të gjithë dhe ata ishin pjesëmarrës në Conference Ligë dhe është një ekip me futbollistë të njejtë, gjithsesi ne luajmë në shtëpi dhe jemi favoritë për këtë ndeshje. E vetmja gjë që më shqetëson është që për 4-të javë ne kemi zhvilluar vetëm 2 ndeshje.

Ndërsa futbollisit Hajdin Salihu tha gjithashtu që kanë përballë një kundërshtar të vështirë.
“Gjithsesi ekipi jonë gjatë gjithë javës është pregatitur dhe ka analizuar disa ndeshje të Dukagjinit, dhe se nesër normalisht që do të futemi për fitore”.

Ndeshja Drita – Dukagjini luhet të dielen ora 16:00, te stadiumi sintetik në Gjilan. /Ballkani.info