BE

Varhelyi takohet me Ramën, thotë se plani 30 miliardë eurosh po realizohet me shpejtësi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është takuar këtë të mërkurë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Takova kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel. Plani 30 miliardë eurosh ekonomik dhe i Investimit po realizohet me shpejtësi”, ka shkruar Varheleyi në platformën “X”.

Varhelyi ka thënë se plani i ri i Rritjes do të përqendrohet në konvergjencën e re të rajonit para futjes në Bashkimin Evropian.

“Tani me Pakon e Zgjerimit 2023 ne po ashtu do ta prezantojmë një mendësi të re. Plani i ri i Rritjes do të përqendrohet në konvergjencën e re të rajonit para futjes në BE”, ka shkruar  komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian.