Vardy thotë se kjo ka qenë java më e vështirë e jetës së tij

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy ka thënë se 7 ditët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën e tij duke iu referuar vdekjes së presidentit Vichai Srivaddhanaprabha.

Srivaddhanaprabha ishte një prej 5 viktimave pas përplasjese së helikopterit afër stadiumit “King Power”, në përfundim të takimit Leicester-West Ham të fundjavës së kaluar.

Përballja me Southamptonin në EFL Cup është shtyrë, teksa “The Foxes” rikthehen në fushë nesër ndaj Cardiffit në udhëtim, gjersa Vardy ka kërkuar nga skuadra ta fitojë këtë ndeshje për presidentin e ndjerë.

“Ka qenë java më e vështirë e jetës sime. Kur erdhëm të hënën nuk kishte atmosferë stërvitjeje, ishte më shumë një shëtitje e biseda mes futbollistëve lidhur me kujtimet që kishim me presidentin. Ai nuk ishte vetëm një president por një pjesëtarë i familjes. Mendoj se të gjithë e kanë përjeturar në mënyrën e vet këtë zhvillim, disa janë prekur më shumë se tjerët por të gjithë do të bashkohemi në pikën që duhet ta bëjmë kenar presidentin tonë”, tha Vardy.

Funerali i Vichai Srivaddhanaprabha do të fillojë të mbahet të shtunën në Tajlandë, ndërsa Vardy tregoi se e gjithë skuadra do të jetë e pranishme derisa e përmendi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta.