Vardari i Shkupit kampion i Evropës në hendboll
Hendbollistët e Vardarit të Shkupit mposhtën Vesprem me rezultat 27:24 dhe fituan kampionatin e Evropës, për herë të dytë në histori.
Ekipi maqedonas bëri sensacionin e dytë në garën përfundimtare në Këln, pasi më herët mposhti Barcelonën në gjysmëfinale.
Në finale, gjashtë gola për Vardarin i shënoi Ferreira Moraes, pesë Ivan Çupiq, dhe në anën tjetër Kentin Mae shënoi gjashtë herë për Vesprem.
Në ndeshjen për vendin e tretë, kampioni i nëntëfishtë i Evropës, Barcelona mposhti Kielce me rezultat 40:35 (20:16).