Varane mbetet jashtë fushave pas lëndimit në kofshë

Real Madridi ka konfirmuar se Raphael Varane ka pësuar një lëndim në kofshë pas përballjes në “El Clasico” kundër Barcelonës.

Mbrojtësi francez u zëvendësua në pjesën e dytë të takimit të së dielës, ndërsa 25 vjeçari pritet të mbetet jashtë fushave për një kohë të papërcaktuar.

“Pas testeve të kryera nga stafi mjekësor i Real Madridit është dalluar një lëndim i Varane në muskulin e kofshës së djathtë. Situata e lojtarit do të monitorohet në ditët në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e Real Madridit.

Varane është paraqitur në 9 nga 10 ndeshjet këtë sezon në La Liga, ndërsa është kritikuar shumë për formën e dobët që ka shfaqur.

Përveç Varanes, edhe Mariano Diaz ka pësuar një lëndim në kofshë dhe gjendja e tij do të vëzhgohet poashtu në ditët në vijim.