VAR-i i mohon fitoren Tottenhamit, Leicester City fiton me përmbysje (Video)

Leicester City ka triumfuar ndaj Tottenhamit në ndeshjen e mesditës në Premierligë.

“Dhelpërat” rikthyen disavantazhin e pjesës së parë ndaj “Gjelave” për të fituar takimin në fund 2-1, shkruan Ballkani.info.

Ishin londinezët ata të cilët kaluan të parët në epërsi me sulmuesin anglez, Harry Kane që realizoi një super gol pavarësisht se kishte humbur ekuilbrin në momentin e gjuajtjes.

https://www.youtube.com/watch?v=R2_n-5FX1UA

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në minutën e 17-të Leicesterit iu ishte anuluar një gol për pozitë jashtë loje. Megjithatë teknologjia u përdor sërish në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, dhe ishte krucial vendimi i gjyqtarit për të anuluar golin e Aurier që përkohësisht çonte rezultatin në 0-2.

Nga ky moment Leicesteri u motivua derisa gjeti golin e barazimit dy minuta më vonë me mbrojtësin portugez, Ricardo Pereira.

Tre pikët Leicesterit ia dhuroi mesfushori i avancuar, James Maddison me golin e shënuar 5 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Edhe 7 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari nuk e ndryshuan rezultatin, me Leicesterin që festoi në fund fitoren e tretë sezonale dhe 11 pikët e tubuara, duke parakaluar kështu Tottenhamin që ka 8 pikë pas 6 javëve kampionat. /Ballkani.info/

loading…