Louis Van Gaal, ish trajneri i Barcelonës, ka befasuar me deklaratat e bëra për “Fox Sports”, ku ka rekomanduar që De Ligt duhet të nënshkruajë për Manchester Cityn e Guardiolës.
“Unë mendoj se De Ligt përshtatet në mënyrë të përsosur me Manchester Cityn. Vincent Kompany tashmë është larguar dhe Nicolás Otamendi nuk është mjaft i mirë. Pastaj, unë do të doja ta shihja atë si partner me Aymeric Laporten”.
Rreth transferimit të mundshëm të 19-vjeçarit te Barcelona, Van Gaal ka shtuar:
“De Ligt mund të shkojë edhe në “Camp Nou”, sepse Barcelona ka nevojë për më shumë siguri në qendër të mbrojtjes. Sidoqoftë, mendoj se mund të luajë më shumë te Manchester City, ndërsa Guardiola do të ishte për të si dikur për Messin“.







