Van Dijk ‘tallet’ me Ronaldon pas mungesës në ceremoninë e Topit të Artë

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka ngacmuar rivalin e tij për Topin e Artë, Cristiano Ronaldon, për mos prezencën në ceremoninë e mbajtur në Paris, duke bërë shaka se lojtari i Juventusit nuk ka qenë në garë për të fituar.

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për të gjashtën herë, duke përfunduar para Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldos, me këtë të fundit që injoroi këtë ceremoni.

Van Dijk, që ishte në garë për t’u bërë mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë që nga Fabio Cannavaro në vitin 2006, është pyetur për mungesën e Ronaldos në ceremoni.

“Pse, a ishte kandidat për të fituar”, është përgjigjur Van Dijk.

“Ishte e jashtëzakonshme. Fatkeqësisht ka një çift lojtarësh si ai që janë pak të panatyrshëm, mendoj”.

“Ata janë fantastik. Gjashtë herë fitues i Topit të Artë, ju duhet të respektoni madhështinë e tij”, tha Van Dijk për Messin.