Van Dijk lojtari më i shpejtë këtë sezon në Ligën e Kampionëve

Virgil Van Dijk është lojtari që ka vrapuar më së shpejti këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke arritur shpejtësi prej 34.5 kilometra në orë.

Mbrojtësi holandez ishte njëri nga më meritorët që Liverpooli arriti të fitojë trofeun e madh të Ligës së Kampionëve.

Van Dijk ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke bërë klubin anglez një skuadër që vështirë mund t’i shënohet.

Megjithatë, qendërmbrojtësi nuk u shqua vetëm për mbrojtje të fortë, por edhe për shpejtësi.

Besoni ose jo, Van Dijk ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Camp Nou, holandezi vrapoi në minutën e 92-të me shpejtësi prej 34.5 km/h.

Holandezi la pas vete emra të njohur dhe futbollistë të shpejt si Leroy Sane, Kyle Walker dhe Gareth Bale.
Më poshtë keni ‘top 5’ lojtarët më të shpejt në Ligën e Kampionëve.

34.5km/h – Virgil van Dijk, Barcelona – Liverpool

34.4km/h – Leroy Sane ,Manchester City – Hoffenheim

34.2km/h – Nemanja Radonjic, RB Salzburg – Red Star

34.2km/h – Kyle Walker, Manchester City – Tottenham Hotspur

33.8km/h – Gareth Bale, Real Madrid – Roma.