Van Dijk favorit për Topin e Artë, pas dështimit të Messit me Argjentinën

Virgil van Dijk është favorit për ta fituar Topin e Artë në fund të këtij viti, veçanërisht pas dështimit të Lionel Messit me Argjentinën, sipas bastoreve sportive.

Mbrojtësi 27-vjeçar, i cili iu bashkua Liverpoolit më 2018 për një shumë rekorde 84 milionë euro nga Southamptoni, luajti rol shumë të madh që Liverpooli ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai la mbresa të mëdha edhe në luftën e Liverpoolit për titull në Premierligë, duke i ndihmuar skuadrës ta ruajë portën e paprekur në 21 ndeshje.

Van Dijk e shpall lojtar më i mirë në Premierligë për këtë sezon, po ashtu.

Messi dhe Argjentina e tij u eliminuan nga Kupa e Amerikës pasi u mposhten 2:0 nga Brazili në gjysmëfinale të martën, dhe kjo ka ndikuar në vlerësimet e bastoreve për fituesin e mundshëm të Topit të Artë për vitin 2019.

Sky Bet i vë kuotën e ulët 1.67 Van Dijkut që ta fitojë Topin e Artë për herë të parë në karrierë. Ndërsa, Messit i vë kuotën 2.2.