“Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në histori të Ligës Premier”

Ish- ylli i Manchester Cityt , Vincent Kompany e ka cilësuar Virgil van Dijkun si qendërmbrojtësin më të mirë që është parë në Ligën Permier para të tjerëve si, John Terry dhe Rio Ferdinand.

Mbrojtësi holandez iu bashkua Liverpoolit nga Southampton në janar të vitit 2018, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Ndërsa ka pasur lojtarë që kanë mbizotëruar për periudha më të gjata kohore, Kompany thotë se nuk ka asnjë që ka ndryshuar një ekip si Van Dijk, i cili për Kompanyn, është qendërmbrojtësi më i mirë në ligë që ka parë ndonjëherë.

“Do të kthehesha te Virgil van Dijk. Ai nuk ka qenë në skenë për aq kohë sa Terry, Ferdinand të cilët kanë qenë për një kohë të gjatë, por shenjat që ai shfaq në vitet e fundit, tregojnë për një dominim të madh,” ka thënë legjenda belge.

“Ai ka treguar se nëse do të luante për skuadra të mëdha, do të dominonte për një kohë të gjatë në Angli. Liverpooli para dhe pas Van Dijkut është një grup krejtësisht i ndryshëm”

Van Dijk ka bërë gjithsej 78 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar tetë gola gjatë kohës së tij në Anfield.

loading…