Van Der Vaart këshillon Mourinhon: Tottenhami duhet të blejë yllin e Ajaxit

Sezonin e kaluar mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi 2-0 përballë Liverpoolit, por këtë sezon Tottenhami nuk po arrin të shprehet si duhet, ku në kampionat ka shkëputur kontaktet me 4-shen kryesuese.

Një ish futbollist i “Spurs”, holandezi Rafael Van Der Vaart ka treguar se ka kontaktuar presidentin Daniel Levy për t’i sugjeruar blerjen e sulmuesit anësor të Ajaxit, Hakim Ziyech.

“I kam shkruar një sms për t’i kërkuar blerjen e Hakim Ziyech. Është shumë i talentuar dhe jam i bindur që në Londër do të shndërrohet në një yll, gjë që ia kam thënë edhe Daniel Levyt”, tha Van Der Vaart.